Kosova

Rita Ora këtë muaj lanson linjën e saj për këto produkte

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të lansojë linjën e saj të produkteve për kujdesin e flokëve me 18 prill.

Linja e saj e produkteve do të quhet “Typebea”, që do të përfshijë serume, trajtime shkëlqimi, shampo dhe balsam e produkte që synojnë riparimin e flokëve të dëmtuar, përcjell albinfo.ch.

Ajo e ka krijuar këtë linjë me biznesmenen australiane të produkteve të bukurisë, Anna Lahey.

Rita është shprehur se është shumë e emocionuar që të ndajë një pasion të madh që e ka, pasi gjatë tërë karrierës së saj ka pasur gati çdo ngjyrë dhe stil flokësh, por tani i ka më të shëndetshme se kurrë.

Postimi:

“Jam shumë e emocionuar që më në fund ndaj një pasion të madh që kam. “TYPEBEA”, produktet cilësore të kujdesit të flokëve që kam krijuar bashkë me Anna Lahey. Marrëdhënia që kemi me flokët është diçka shumë personale. Për mua flokët janë një pjesë e madhe e identitetit tim, kreativitetit dhe besimit tim. Kam pasur pothuajse çdo model dhe ngjyrë flokësh gjatë gjithë karrierës sime. I kam zbardhur, kam përdorur zgjatime dhe i kam prerë shkurt. Por, tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshëm se kurrë. “Prisni ta ndaj me ju!” TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”, ka shkruar Rita në rrjete sociale.