Lajme
Zbulimi i gënjeshtrës do të mundësohet nga inteligjenca artificiale
Studiuesit janë duke zhvilluar një mjet të ri për të ndihmuar programet e inteligjencës artificiale (AI) t’i verifikojnë faktet që i thonë njerëzit, në mënyrë që të detektohen gënjeshtrat mbi të dhënat e tyre personale.
Sipas artikullit të publikuar në Techxplore, mjeti i ri do të shfrytëzohet për njerëzit në shumë fusha. Në mënyrë të veçantë, parametrat e rinj të trajnimit fokusohen në njohjen dhe llogaritjen e stimujve ekonomikë të përdoruesve njerëzorë. Me fjalë të tjera, AI po trajnohet për të njohur rrethanat në të cilat një përdorues njerëzor mund të gënjejë për të përmirësuar rezultatet e tyre.
“Programet e AI përdoren në një gamë të gjerë kontekstesh biznesi, të tilla si ndihma për të përcaktuar se sa e madhe është vlera e një kredie që mund ta përballojë një individ… Këto programe të inteligjencës artificiale në përgjithësi përdorin algoritme matematikore të udhëhequra vetëm nga statistikat për të bërë parashikimin e tyre. Por, programi është se kjo qasje krijon stimuj që njerëzit të gënjejnë, në mënyrë që ata të mund të marrin një kredi”, thuhet në studim.
Studiuesit amerikanë të Karolinës së Veriut kanë thënë se po shohin mundësi për t’i rregullat algoritmet e inteligjencës artificiale “në mënyrë që përllogaritja e të dhënave nga individët të jenë të sakta”. Inteligjenca artificiale pritet të shfrytëzohet edhe në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftim të informatave të rreme dhe propagandës. /Top24
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës