Lajme
Cilat janë vendet më të mira në botë për të bërë biznes?
Singapori, Danimarka dhe SHBA-ja, janë vendet më të mira në botë për të kryer biznes, sipas renditjes së mjedisit të biznesit të Economist Intelligence Unit.
Renditja e EIU-së matet bazuar në tregues të tillë, si inflacioni, kostoja e jetesës, rritja ekonomike dhe politikat fiskale.
Disa vende, si Greqia, Katari dhe India, patën përmirësime të mëdhaja në renditje.
“Singapori do të mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vjetët e fundit”, tha menaxheri i parashikimit të vendit dhe analisti i EIU-së për Evropën, Prianthi Roy.
Faktorët, që nxisin vendin e Azisë Juglindore, si destinacion kryesor biznesi, është stabiliteti politik dhe fokusi i qeverisë për të ndihmuar kompanitë vendase të sektorit privat, të përmirësohen teknologjikisht.
Renditja e EIU, vlerëson atraktivitetin e të bërit biznes në 82 vende dhe territore, dhe matet bazuar në tregues të tillë si inflacioni, kostoja e jetesës, rritja ekonomike dhe politikat fiskale.
Matësi, ofron gjithashtu njohuri, për të cilat ekonomitë janë më të vendosura për rritje sesa të tjerat, dhe një “mënyrë efektive, për të identifikuar se ku mund të vijë së shpejti një rritje, në shpenzimet e investimeve”, thanë analistët e EIU.
10 ekonomitë më të mira
Pas Singaporit, vijnë Danimarka dhe SHBA-ja, të cilat zunë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.
Danimarka, me “bazat e ngurta makroekonomike” dhe transportin dhe infrastrukturën dixhitale me cilësi të lartë, është një nga vendet më tërheqëse të biznesit në botë.
Mundësitë e tregut, do të mbeten të favorshme në SHBA, veçanërisht me pak kufizime për tregtinë e jashtme dhe investimet në SHBA.
“Singapori, Danimarka dhe SHBA-ja parashikohet të kenë mjediset më të mira të biznesit, gjatë pesë viteve të ardhshme”, tregoi raporti.
Gjermania dhe Zvicra, zënë vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Kanadaja, Suedia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Finlanda, përbëjnë pjesën tjetër të 10 vendeve më të mira në botë për të bërë biznes.
“Këto janë të gjitha ekonomi e përparuara dhe performues të fortë, për një kohë të gjatë në indeksin tonë, kështu që priren të jenë zgjedhje të sigurta për investime”, thuhej në raport, por ritmet e rritjes së PBB-së totale, ashtu edhe për banor, ka të ngjarë të mbeten të qëndrueshme dhe relativisht të ngadalta.
Vendet me përmirësimet më të mëdha
Disa vende si Greqia, Katari dhe India, patën përmirësime të mëdhaja në renditje.
Greqia pa përmirësimin më të madh, në klimën e biznesit në indeksin e EIU-së, për shkak të reformave të sjella nga një qeveri pro-biznesit, tregoi raporti.
Reformat e tregut të lirë, të premtuara nga presidenti i Argjentinës Javier Milei, që synojnë nxitjen e sipërmarrjes private dhe tërheqjen e investimeve të huaja, çuan përmirësimin e mprehtë në renditje së vendit, në mjedisin e dytë me rritje më të madhe.
“India është i vetmi treg i një vendi që ofron një shkallë potenciale të krahasueshme me atë të Kinës”, thuhet në raport, duke shtuar se profili i ri demografik i vendit, është një shenjë e mirë për fuqinë e punës dhe kërkesën në të ardhmen. India u rendit e treta, në listën e mjediseve më të përmirësuara të biznesit. / CNBC
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?