Futboll

Federata e Futbollit ndalon shitjen e fanellave me konotacion nazist

Kompania e veshjeve sportive, “Adidas” ka ndërprerë shitjet e fanellës kombëtare të futbollit të Gjermanisë me numër 44 për shkak të konotacioneve të dukshme naziste, përcjell albinfo.ch. 

Fanella me numër 44 duket se mban inicialet e SS të Hitlerit, i cili kreu vrasje të panumërta para gje gajtë Holokausit të Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, fanella me numrin 4 do të ridizenjohet.

“Ne gjithashtu do të bllokojmë personalizimin e fanellva në dyqanin tonë online”, tha zëdhenësi i Adidas, Oliver Bruggen për mediat.

Federata gjermane e futbollit “DFB” ka ndalur dorëzimin e fanellave me numrin 44. Ata gjithashtu njoftuan se do të dizajnojnë një numër të ri 4, si dhe do të kontrollojnë numrat nga zero deri në nëntë.

Edhe pse Adidas u kritikua shumë, përfaqësuesit e kompanisë së veshjeve sportive thanë se DFB dhe kompania “11teamsports” ishin përgjegjëse për hartimin e emrave dhe numrave.