Shqiperia
Anketa e BE-së nxjerr mbi 80 % të të rinjve shqiptarë që duan studime të larta
Të rinjtë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit në shumicën dërrmuese preferojnë që të kryejnë studimet e larta dhe të zhvillohen në karrierë.
Sipas një ankete të Fondit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian (ETF), rreth 81.9% e të rinjve në Shqipëri dhe në rajon duan të përfundojnë studimet e larta, teksa vetëm 2.98% preferojnë arsimin fillor, 8.9% arsimin e mesëm dhe një pjesë tjetër prej 6.5% nuk e kanë të qartë se si do të vijojë karrierën mësimore.
Pjesa dërrmuese e të rinjve, rreth 82%, thanë se synojnë të përfundojnë një nivel të arsimit të lartë (ku përfshihen studimet me cikël të shkurtër bachelor, master, doktoratura ose ekuivalentët e tyre).
Nga adoleshentët shqiptarë që duan arsimin e lartë, 11.4% e tyre duan vetëm studimet bachelor, 34,1% e tyre duan edhe studimet master dhe 27.3% duan edhe doktoraturen.
Synimet për nivelet e arsimit të lartë të të rinjve shqiptarë janë të ngjashme me rajonin (shiko grafikun e mëposhtëm) përveçse në Rumani, ku vetëm 5,5% e të rinjve synojnë doktoraturën), transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrësit në anketë dhe në fokus-grupe përmendën se të rinjtë përballen me pritshmëri të mëdha nga familjet dhe shoqëritë e tyre. Prandaj, këto aspirata arsimore mund të pasqyrojnë në një masë të madhe pritshmëritë familjare dhe për rrjedhojë shoqërore, për të arritur arsimin më të lartë të mundshëm.
Analiza e ETF tregon se megjithatë këto pritshmëri janë shumë problematike, sepse ato nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht nevojat e tregut të punës apo të aftësive. Pritshmëritë e prindërve shpesh nuk i njohin mundësitë për sa u përket pagave, karrierës dhe kënaqësisë në punë që mund të vijnë nga këshillat profesionalë.
Studimet gjurmuese mbi punët që bëjnë të diplomuarit mund të jenë një mjet shumë i dobishëm për të udhëzuar të rinjtë që nuk kanë nisur ende studimet e larta. Anketat e fuqisë punëtore dhe statistikat e tregut të punës janë elementë të rëndësishëm si informacion për të rinjtë në fazat e hershme të arsimit.
Si në Shqipëri dhe rajon, të rinjtë synojnë të mbikualifikohen në profesione elementare që nuk kërkojnë arsim të lartë, të tilla si bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe zejtaria.
Profesionet elementare pëlqehen nga 60% e të rinjve, të cilët gjithashtu duan të kenë një nivel të lartë shkollimi, edhe pse nuk është nevojshme.
ETF vë në dukje se shkollat në rajon duhet të zhvillojnë në kurrikulat mësimore që të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë marrëdhënien ndërmjet niveleve të arsimit, profesioneve dhe perspektivat e punës./
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën