Futboll
Mediumi anglez: Muric po ofron siguri
‘The Athletic’ ka bërë një artikull për portierin dardan, duke shkruar se ai tregoi se meriton të jetë pjesë e Ligës Premier
Arijanet Muric ka zhvilluar edhe ndeshjen e tij të dytë radhazi në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, dhe në të dyja ka shkëlqyer.
Debutimi i Aros në Ligën Premier ndodhi ndaj Brentford, ku skuadra e tij, Burnley, mori një fitore me rezultat 2-1 dhe pikërisht portieri kosovar ishte më i miri në fushë.
Ky barazim erdhi falë pritjeve heroike që bëri Aro Muric, pasi portieri dardan priti 11 gjuajtje brenda portës dhe mori notën maksimale 10, shkruan Telegrafi, transmeton albinfo.ch.
E falë dy ndeshjeve spektakulare që i zhvilloi ku mori dy herë çmimin si më i miri i ndeshjes, mediumi i madh britanik ‘The Athletic‘ ka bërë një artikull për portierin dardan, duke shkruar se ai tregoi se meriton të jetë pjesë e Ligës Premier.
“Arijanet Muric po ofron siguri. Ishte i vetmi zëvendësim që trajneri Vincent Kompany nuk kishte provuar. Por, pas 28 xhirosh me besim të palëkundur në transferimin e verës, James Trafford, Kompany vendosi të ndërrojë portierin”.
“Muric ishte i jashtëzakonshëm në kampanjën në Championship që përfundoi me titull edicionin e kaluar. Bëri vend në ekipin më të mirë të edicionit, sipas votimit të lojtarëve. Ishte pjesë e ekipit që mburrej me bilancin më të mirë në mbrojtje. Kombinoi ndaljen e gjuajtjeve me kualitetin gjatë posedimit të topit”, ka analizuar ‘The Athletic’.
Shumë nga tifozët kanë vlerësuar se Aros i është bërë e padrejtë që është larguar nga formacioni bazë në Ligën Premier pas një sezoni të mrekullueshëm që zhvilloi në Championship.
“I kufizuar që të luajë në ndeshjet për Kupë, Muricit i ishte mohuar shansi për të dëshmuar që ka kualitetin për Ligën Premier. Ai u kthye në fitoren ndaj Brentfordit dhe të shtunën bëri hapin tutje. Muric i bëri 11 pritje, disa prej tyre vendimtare. Numrin e pritjeve e kombinoi me shpërndarjen e duhur të topave”. Mediumi britanik ka shkruar në fund se Aro Muric është i denjë për të luajtur në Ligën Premier dhe se ka besimin e bashkëlojtarëve të tij.
“Ai duket si portier i Ligës Premier dhe bashkëlojtarët i besojnë atij. Pyetja tani është se ku do të ishte Burnley sot nëse Muric do të kishte nisur edicionin në portë, apo do të fitonte rastin më herët”, shkruan The Athletic.
Ky medium ka listuar disa aryseje që Burnley mund të qëndrojë në elitën e futbollit anglez dhe njëra nga to është pikërisht forma fantastike e portierit dardan.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor