Lajme
Gjuha shqipe në Zvicër ka arritur nivelet akademike
Shkruan: Emrush T. Shkodra
Shënimet zyrtare thanë se mbi 300 mijë njerëz flasin gjuhën shqipe në Zvicër, duke renditur kështu gjuhën shqipe si gjuhën e dytë të huaj në të folur në Zvicër.
Kjo, sigurisht nëse do të kishte një organizim të mirëfilltë, duke shprehur respekt dhe dashuri mes njëri-tjetrit, shqiptarët do të ishin bërë faktor në shtetin helvetik.
Gjuha e dytë e përdorur në komunikim mes njerëzve tregon se gjuha shqipe flitet në të gjitha nivelet dhe instancat në Zvicër.
Gjuha shqipe flitet në institucionet e Zvicrës në nivel federativ, në nivelet kantonale, dhe nivelet komunale që është mjaft e theksuar!
Flitet po ashtu në nivelin afaristo-biznesor, ku kjo lëmi kohëve të fundit duket që ka marrë përpjetëzën dhe sektori i të bërit biznes në Zvicër nga komuniteti shqiptar është bërë një realitet që nuk mund të anashkalohet.
Gjithkund, në çdo pore të jetës, gjuha shqipe përmes folsëve shqiptarë është e pranishme, si në gastronomi, marketing, sigurime, sektori bankar, sektori “real estate”, patundshmëria, ndërtimtari në të gjithë sektorët, arkiketurë, distribuim, konsulenca, investime në energji alternative, energji solare, sindikata, politikë, art, kulturë e muzikë. Gjuha shqipe flitet edhe në nivelet mediale, gazeta, portale, televizione.
Gjuha shqipe në Zvicër ka arritur edhe nivelet akademike. Plot autorë kanë nxjerrë në pah letërësinë shqipe përmes romaneve, novelave e librave historikë që përshkruajnë jetesën shqiptare në Zvicër, vuajtjet, sukseset, përjetimet dhe miqësinë shqiptaro-zvicerane!
E folura shqipe dhe shqiptarët janë integruar mirë në shoqërinë zvicerane, tashmë posedojnë të gjitha nivelet të administrimit nga sektori publik, po ashtu edhe atë privat. Janë të inkorporuar në analet e biznesit, politikës, medias, biznesit etj., krejt çfarë ju duhet është ngritja e vetëdijes për bashkëpunim në mes të njëri-tjetrit, nga ku suksesi përveç që do të ishte shumë më i madh, do të ishte edhe i sigurt.
Të bërit biznes, shqiptarët duhet të fokusohen në kulturën zvicerane, e jo të trashëgojnë tipare e shprehi nga biznesi ballkanik.
Duke parë se kemi të bëjmë me inatin shqiptar edhe në diasporë, vështirë të besojmë se shqiptarët do t’i shohim të lidhur dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin një ditë…
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor