Kosova
Nga 3 prilli, Kosova me gjoba të ashpra në komunikacion, sa do të jenë efektive?
Nga 3 prilli (e mërkurë), Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba të reja, deri në 500 euro për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.
Në një intervistë për Radio Kosovën, drejtori i Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, thotë se përmes këtyre ndryshimeve synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Gjoba për rrypinë e sigurisë është 150 euro. Përdorimi i telefonit, nëse ndalohet për herë të parë, shoferi dënohet me 100 euro, për herë të dytë 200 euro, ndalesë 3 muaj dhe minus 2 pikë negative, dhe nëse ndalohet më tepër se dy herë, gjoba është 500 euro, 6 muaj e ka të ndaluar drejtimin e automjetit dhe minus 3 pikë. Tejkalimi me ligj të ri është 200 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit dhe 2 pikë negative”, tha ai.
Këto ndryshime që pritet të hyjnë në fuqi nuk do të ulin numrin e aksidenteve, thotë eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.
“Totalisht është e humbur rruga e masave preventive për siguri më të madhe në Kosovë. Nëse e marrim ne këtë sikur janë përcaktuar gjobat herën e parë, kaq, herën e dytë, herën e tretë e herën e katër, duhet me pas një softver goxha të fortë për 600-700 mijë shoferë”, theksoi ai.
E për disa qytetarë që intervistojë Radio Kosova, këto rregulla janë të mirëseardhura. Madje ata thonë se si pjesëmarrës të trafikut që janë, le t’i ndëshkojnë edhe ata nëse i shkelin rregullat.
“Gjobat nuk më duken të larta, si ngasëse e makinës qe 18 vite, nuk e kam sigurinë sot me dal në rrugë me qetësinë më të plotë”, tha ai.
Ndryshe, ndër masat e shqiptuara pas 3 prillit është edhe konfiskimi i targave për ato automjete që janë të paregjistruara në afatin pas 30 ditësh dhe dënim me 500 euro gjobë, për mospërdorimin e helmetës gjoba është 100 euro dhe shumë kundërvajtje të tjera.
Të tjera nga Kosova
Prishtina – e pesta në botë për ajrin më të ndotur
- Fëmijët që erdhën në jetë të parët në 2025′, kryeministri e lavdëron Qeverinë e tij
- Policia me detaje për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë
- Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës