Kosova
Kosovë: 5 persona të lënduar nga rrëshqitja e ashensorit në një objekt banesor
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga rrëshqitja e ashensorit mbrëmjen e së shtunës në lagjen ‘Eliza’ në Fushë Kosovë.
Paraprakisht banorë të asaj ndërtese janë ankuar se kompania përgjegjëse është njoftuar për të pestën herë që ashensori ka defekte, mirëpo që s’kanë intervenuar. Kështu ka raportuar edhe një medium lokal i Fushë-Kosovës.
“Pershendetje , në lagjen ‘Eliza’ në Fushë Kosove hyrja 5.5 ka rënë lifti nga kati i dytë në bodrum dhe ka të lënduar. Kompania që është përgjegjëse është njoftuar që 5 herë në grupin e lagjes që lifti është në defekt dhe nuk është rregulluar. Banorët janë derguar në spital, në emergjencë”, thuhet në shkrimin e tyre në ‘Facebook’.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha