Futboll
Nisin punimet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”
Pasditen e së premtes ka nisur rinovimi i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata e Futbollit e Kosovës kishin arritur marrëveshje në nëntor të vitit të kaluar.
Në fillimin e punimeve prezent ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Theksi i kësaj kontrate nuk është vetëm te rindërtimi i fushës, por sidomos te mirëmbajtja. Në këtë investim të përbashkët të Ministrisë dhe Federatës nuk ka vetëm rindërtim të fushës, ka edhe blerje të pajisjeve për mirëmbajtje, ka trajnim të stafit vendor për mirëmbajtje të këtij stadiumi, me avantazhin që kur të trajnohen ata, kur të sigurohen këto pajisje, ato mund të përdoren edhe te stadiumet e tjera të Kosovës. Pra, po punojmë jo vetëm për ditën kur do të inaugurohet përfundimi i punimeve, por që të kemi një stadium të qëndrueshëm të futbollit, në mënyrë që ato pamje që i kishim më herët të mos përsëriten”, ka thënë ministri Çeku.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha se kjo është një ngjarje e madhe për futbollin e Kosovës.
“Është fusha e parë hibride që po instalohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë. Kjo realisht është bërë me Ministrinë apo projekt i Ministrisë, së cilës iu kemi bashkangjitur edhe ne. E falënderoj Ministrinë që është marrë me këtë punë, për faktin se ne vetë nuk do të kishim munduar t’ia dalim kaq shpejt. Ky stadium do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet ndërkombëtare, por sigurisht do të jetë një arenë që do të mbledhë të gjitha garat kryesore në Kosovë”, ka thënë Ademi.
Sipas punëkryesit, fusha pritet të jetë gati për ndeshje futbolli më 6 korrik të këtij viti.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor