Lajme
30% e gjermanëve vuajnë nga ndryshimi i orës
Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një sondazhi të ri.
Sipas një sondazhi të ”Forsa”, të porositur nga kompania e sigurimeve shëndetësore DAK-Gesundheit, 30% e gjermanëve vuajnë nga ndryshimi i orës.
Sipas DAK, kjo është pesë pikë përqindje më shumë se një vit më parë dhe shifra më e lartë në 10 vjetët e fundit.
Problemet duken më serioze për gratë.
39% e grave të intervistuara thonë se ndihen veçanërisht të prekura, një rritje prej nëntë pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.
Përqindja për meshkujt është 20.
Për më tepër, 74% e të anketuarve thanë se besonin se ndryshimi i orës ishte i panevojshëm, ndërsa 23% e konsiderojnë të dobishme ndryshimin e rregullt të kohës, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Në të gjitha grupmoshat, 79% e atyre që përjetuan probleme për shkak të ndryshimit të orës thanë se ndiheshin të lodhur, ndërsa 63% u ankuan për probleme me rënien në gjumë dhe shqetësime të gjumit.
Çrregullime të tjera të përmendura shpesh ishin vështirësia në përqendrim (39%) dhe nervozizëm (32%). Për më tepër, 10% e të anketuarve raportuan humor depresiv.
Pothuajse një e pesta e të punësuarve (19%) thanë se nuk erdhën në punë në kohë për shkak të ndryshimit të orës.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!