Lajme

Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE

Zvicra eksportoi 62,000 tonë çokollatë në Bashkimin Evropian (BE) vitin e kaluar, duke e bërë atë eksportuesin më të madh joanëtar të çokollatës në bllok.

Nga ana tjetër, Zvicra importoi rreth 24,000 tonë çokollatë nga BE-ja, transmeton albinfo.ch.

Rreth 36% e çokollatës së importuar në BE në vitin 2023 erdhi nga Zvicra, tha të enjten Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat. Mbretëria e Bashkuar ishte në vendin e dytë me 61,000 tonë. Ukraina (22,000 tonë), Turqia (7,000 tonë) dhe Norvegjia (3,000 tonë) pasuan me sasi dukshëm më të vogla, shkruan swissinfo.

Shtetet anëtare të BE-së ndërkohë eksportuan një total prej 867,000 tonësh çokollatë në vitin 2023 dhe të paktën një e treta e kësaj shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Eurostat. Zvicra nuk ishte ndër pesë blerësit kryesorë të çokollatës nga BE-ja.