Shqipëria
Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare ka përfituar 4.1 miliardë euro të ardhura nga udhëtimet gjatë vitit të kaluar. Shifra, e cila përbën rekordin historik, është rritur me 45 për qind krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022, të ardhurat nga sektori i udhëtimeve, të cilat janë treguesi më i afërt i përfitimeve nga turizmi ishin 2.8 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, turizmi tashmë është eksporti më i madh i Shqipërisë dhe burimi kryesor i valutës që hyn në vend. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar sektori i turizmit i la ekonomisë shqiptare një suficit valutor neto prej 1.8 miliardë eurosh. Kjo shifër është diferenca mes të ardhurave që të huajt shpenzojnë për turizëm në Shqipëri dhe shpenzimeve që shqiptarët bëjnë në udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Sipas BSH, gjatë vitit 2023 shqiptarët shpenzuan 2.3 miliardë për udhëtime dhe turizëm jashtë Shqipërisë.
Rritja e turizmit, sipas bilancit të pagesave është arsyeja kryesore që po ul deficitin e llogarisë korrente të vendit, duke e çuar llogarinë korrente gati në ekuilibër neutral. Vitin e kaluar deficiti korrent i vendit, treguesi që mat diferencën mes valutës që del nga Shqipëria dhe asaj që hyn në vend rezultoi vetëm 190 milionë euro, ose më pak se 0.8 për qind e Prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
Kjo është shifra më e ulët historike e deficit korrent që nga rënia e sistemit komunist dhe, sipas BSH, është arsyeja e forcimit të lekut ndaj euros.
TË ARDHURAT NGA TURIZMI
Viti 2019 2.1 miliard euro
Viti 2020 989 mln euro
Viti 2021 1.9 miliard euro
Viti 2022 2.8 miliard euro
Viti 2023 4.1 miliard euro
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve