Muzikë

Provat e Filarmonisë së Kosovës para koncertit përmbyllës në Itali

Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, do të prezantohet sonte me koncert në Sallën Akademike të Conservatorio Santa Cecilia në Romë, përcjell albinfo.ch.

Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistes Sihana Badivuku, kori do të interpretojë vepra nga Kukuzeli, Lapazaya, Monteverdi, Kaçinari, Rudi, Mengjiqi, Jashari dhe Naçi.

Koncerti fillon nga ora 20:30.