Kosova
Produktet e kompanive nga Kosova promovohen në Londër
MINT/KIESA ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 108m2 për pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në Panairin “International Food & Drink Event 2024”, i cili po mbahet në Londër të Anglisë, përcjell albinfo.ch.
ASK Food, Royal Beverage, Vita Food, Magic Ice, Royal Papaer Cups dhe ERC Trade, janë kompanitë kosovare që po i ekspozojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.
Shtandi i Kosovës po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për produktet e kompanive tona nga industria ushqimore dhe e pijeve.
Shtandi ku janë të ekspozuara produktet e kompanive tona është vizituar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.
Panairi “IFE 2024” vizitohet nga mbi 27 000 vizitorë, të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit nga industria e ushqimit dhe e pijeve, të cilat ekspozohen nga kompanitë pjesëmarrëse nga 102 vende të botës.
Pjesëmarrja në IFE 2024 është mundësi e mirë për kompanitë vendëse që të shkëmbejnë eksperienca të reja si dhe të krijojnë kontakte që u shërbejnë si pikënisje për lidhjen e marrëveshjeve me kompani të huaja dhe rritje të eksportit.
Krahas kompanive edhe përfaqësuesit nga MINT/KIESA-s po zhvillojnë takime me pjesëmarrës në këtë panair si dhe po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencialë dhe mundësive për investime në Kosovë.
Shtandi i Kosovës gjendet në ExCel London, Hall N5.
Panairi “International Food&Drink Event – IFE 2024” është i hapur nga data 25 deri më 27 mars 2024.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha