Futboll

Kosova sot luan përballë Hungarisë

Kosova sot do të luajë përballë Hungarisë në ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars, përcjell albinfo.ch.

Takimi do të nisë nga ora 19:00, e që do të zhvillohet në Puskash Arena në Budapest.

Hungarezët cilësohen favorit ndaj “Dardanëve”, të cilët e fituan ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Franco Foda, duke e mposhtur Armeninë me rezultat minimal 0-1.

Kosova, përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve që do të nisë në shtator, deri më tani e ka aranzhuar edhe një miqësore, atë përballë Norvegjisë, që do të luhet më 5 qershor, nga ora 19:00.