Lajme
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën në tregun aziatike, si pasojë e shqetësimeve për shtrëngimin e ofertës globale, të shkaktuar nga përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme dhe midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa një rënie e numrit të platformave amerikane, shtoi presionin në rritje të çmimeve.
Kontratat futures të naftës, Brent, u rritën me 39 cent, ose 0.5%, në 85.82 dollarë për fuçi. Kontratat futures të naftës së papërpunuar amerikane, fituan 40 cent, ose 0.5%, në 81.03 dollarë për fuçi.
Të dy standardet ranë më pak se 1% javën e kaluar, kundrejt javës së mëparshme. Dollari amerikan më i fortë, i cili u rrit me rreth 1% gjatë javës së fundit, ka mbajtur një kufi mbi çmimet.
Moska lëshoi 57 raketa dhe dronë, në sulmin që synoi gjithashtu kryeqytetin Kiev, dy ditë pas bombardimit më të madh ajror të sistemit energjetik të Ukrainës, në më shumë se dy vjet luftë në shkallë të plotë.
Ky veprim, pasoi sulmet e fundit të Ukrainës në infrastrukturën ruse të naftës, me të paktën shtatë rafineri të shënjestruara nga dronët, vetëm këtë muaj.
“Ndërprerjet në rafineritë e naftës në Rusi, kanë shtuar presionin mbi tregjet e karburantit, duke çuar në rritjen e kërkesës për ngarkesat e disponueshme të naftës bruto,” thanë analistët, duke shtuar se rreth 12% e kapacitetit total të përpunimit të naftës ruse, ishte ndikuar.
Refuzimi i rafinerive indiane, për të marrë naftën ruse të transportuar në cisternat PJSC Sovcomflot, për shkak të sanksioneve të SHBA-së, po shton gjithashtu shtrëngimin e tregut global.
Në Lindjen e Mesme, forcat izraelite rrethuan dy spitale të tjera të Gazës, duke bllokuar ekipet mjekësore nën të shtëna me armë zjarri. Izraeli tha se kishte kapur 480 militantë, në përleshjet e vazhdueshme, në spitalin kryesor Al Shifa të Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, se Izraeli rrezikon izolimin global, nëse sulmon qytetin palestinez Rafah në Rripin e Gazës.
Në Lindjen e Mesme, forcat amerikane angazhuan gjashtë mjete ajrore Houthi të vetëkompanduara, mbi Detin e Kuq në jug, pasi grupi lëshoi katër raketa balistike drejt një cisterne nafte në pronësi kineze. / Reuters
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?