Futboll

Shqipëria në disavantazh në ndeshjen ndaj Kilit

Shqipëria ka pësuar gol në minutën e 19-të në ndeshjen miqësore me Kilin.

Vargas shënoi pas një hutie në mbrojtjen e kuqezinjve në miqësoren që po luhet ne Parma.

Përzgjedhësi Sylvinho në portë ka vendosur ta nisë ndeshjen me Thomas Strakoshan, në vend të të lënduarit Etrit Berisha.

Mbrojtja përbëhet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, ndërsa krahët do të mbulohen nga Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami. Ndërkohë, në përkrahje të Manajt në sulm, do të luajnë Jasir Asani dhe Taulant Seferi, në rreshtimin 4-3-3.