Futboll

Formacioni i Shqipërisë në miqësoren me Kilin

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen miqësore me Kilin.

Kjo është ndeshja e parë e kombëtare për këtë vit dhe do t’i shërbejë si test Sylvinhos për të parë formën e ekipit, kur kanë mbetur edhe pak muaj deri te fillimi i “Euro 2024”.

Sulmit të “Kuqezinjve” u prin Manaj, i cili mbështet nga Asani dhe Seferi. Asllani, Ramadani dhe Bajrami janë në mesfushë dhe në mbrojtje Hysaj, Xhimshiti, Mihaj dhe Miti, ndërkohë si portier është Strakosha.

Miqësorja në fjalë do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, me fillim prej orës 20:45.