Lajme
Pse paga juaj e marsit në Austri mund të vonohet?
Punëtorëve në Austri që marrin një pagë mujore, pagat e muajit mars mund të arrijnë me vonesë për shkak të rregulloreve bankare evropiane.
Për punonjësit me rrogë, dita e pagës tradicionalisht është fundi i muajit, por shumica e punëtorëve tani i transferojnë paratë automatikisht në llogaritë e tyre bankare.
Megjithatë, këtë vit, fundi i marsit përkon me fundjavën e Pashkëve, ku vetë Pashkët bien të dielën, më 31 mars. Prandaj, sistemi i Target 2 në mbarë Evropën, i cili trajton pagesat e automatizuara SEPA brenda BE-së dhe ZEE-së, do të mbyllet gjatë fundjavës së Pashkëve, transmeton albinfo.at.
Banka Qendrore Evropiane, e cila mbikëqyr Target 2, mbyll sistemin e këmbimit gjatë fundjavave dhe festave të zgjedhura publike. Për Pashkë, kjo do të thotë një mbyllje katër-ditore nga e enjtja, 28 mars, deri të martën, 2 prill, sipas raportimit në Journal du Geek.
Edhe pse e Premtja e Madhe (29 Mars) nuk është festë në Austri, shumë vende të tjera evropiane e respektojnë atë si festë publike. Kjo do të thotë që një pagë e paguar më 28 mars nuk do të arrijë në llogarinë bankare të marrësit deri të martën, më 2 prill.
Shërbimet normale bankare do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës së Pashkëve dhe transfertat e menjëhershme dhe transfertat e brendshme ndërmjet dy llogarive të trajtuara nga e njëjta bankë do të vazhdojnë gjithashtu normalisht.
Vonesa e pagës nuk do të prekë njerëzit që paguhen në data të tjera ose ata që paguhen me para në dorë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel