Lajme

12.900 dëbime nga Austria në vetëm një vit

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, bëri një bilanc të dëbimeve në vitin 2023. Ishte “viti i dëbimeve”, tha Karner, ku numri i tyre arriti 12.900, përcjell albinfo.at.

Ky trend pritet të vazhdojë edhe këtë vit. Deri në fund të shkurtit, më shumë se 2,000 njerëz ishin dëbuar tashmë nga Austria.

12,900 dëbimet nënkuptojnë një rritje prej 26.4 për qind krahasuar me vitin 2022.

Nga këta: 30 për qind qytetarë të BE-së, 70 për qind qytetarë jo të BE-së, ndërkohë 5990 njerëz u dëbuan me forcë.

31.000 persona kanë hequr dorë vullnetarisht nga mbrojtja duke iu shmangur procedurës, pra janë larguar nga vendi para përfundimit të ekzaminimit. /Albinfo.at