Kosova
Familja shqiptare në Diasporë që mbi njëzet vjet çon përpara një art, atë të këpucëtarit
Një profesion në zhdukje e sipër, por jo edhe për familjen shqiptare në Itali, që sot këpucët e tyre të punuara prej dore 100% janë thjesht model suksesi.
Giovanni Gavoci, 54 vjeç, është mjeshtër zejtar i këpucave. Ai është lindur në Scutari në Shqipëri, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, Vera, 54 vjeçe, dhe djalin e tij, Julian, 30-vjeçar, ka mbi njëzet vjet që çojnë përpara një art, atë të këpucëtarit, transmeton albinfo.ch.
“Ferrara” logo e këpucave të Giovanni Gavocit janë shumë të dashura nga VIP-at italian dhe më gjerë, sidomos për aktorët e Hollywood-it.
Këpucët e tij kushtojnë duke nisur nga 750 euro deri në rreth 3 mijë euro: “E jona është një klientelë e klasit të lartë që zakonisht i përdorin sportistë, aktorë dhe njerëz të famshëm nga e gjithë bota”, shprehet ai.
Nga laboratori i tij në Ferrara dalin këpucë që udhëtojnë në gjithë botën. Të bëra me dorë, me kujdes dhe vëmendje obsesive ndaj detajeve, ato zbukurojnë veshjet e njerëzve të famshëm, përfshirë ato të aktorëve të sistemit të yjeve të Hollivudit.
“Kam mbërritur në Itali në vitin 1994, pasi u largova nga Shqipëria. Fillimisht punova në botën e bujqësisë, më pas në vitin 2002 hapa riparimin e parë të këpucëve në Piazza Sacrati në Ferrara. Ishte një punë që e kisha mësuar që fëmijë me gjyshin tim që më kishte mësuar sekretet e kësaj zanati. Më pas, në një moment mendova se përveç riparimit të tyre, mund t’i bëja edhe ato dhe kështu fillova të prodhoja disa palë këpucë. Pastaj prodhimi u rrit dhe hapa një laborator shumë më të madh në via Caldirolo”, shprehet ai.
“Pas hapjes së dytë, hapa një laborator tjetër, ku jemi sot. Nga këtu ne prodhojmë këpucë për t’i dërguar në gjithë botën”.
Vlen të theksohet se firma e tij përbëhet nga guruaja e tij Vera dhe djali Julian.
“Ne jemi një kompani tërësisht familjare”.
Vlen të theksohet se këpucët janë të gjitha të punuara me dorë. Janë qind për qind artizanë dhe kjo i bënë të pakonkurrencë në treg”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës