Lajme

Lukas Mandl fton shqiptarët në një tubim madhështor në Baden të Austrisë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, është duke kërkuar mbështetje për të votuar që të rizgjidhet edhe një herë deputet në Parlamentin Evropian

Tashmë është zyrtare. Lukas Mandl do të kandidojë për të tretën herë si deputet në Parlamentin Evropian, shkruan albinfo.at.

Eurodeputeti austriak, i cili për dy mandate ishte zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian, është duke kërkuar mbështetje për të votuar që të rizgjidhet edhe një herë deputet në Parlamentin Evropian.

Me datën 13 prill, nga ora 14:00 në Baden, Lukas Mandl fton komunitetin shqiptar në Austri për një takim informues rreth zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

“Në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, më 06-09 qershor, Lukas Mandl fton komunitetin shqiptar të kalojmë një pasdite së bashku”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.at.

Ky tubim, i cili bashkorganizohet nga shoqata “17 Shkurti”, pritet të mbahet më 13 prill, duke filluar nga ora 14:00, në: Halle B, Walterdorf Straße 40, 2500 Baden