Kosova
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
Situata aktuale e sigurisë në Kosovë, regjistrimi i mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, votimi në ambasada dhe konsullata, si dhe rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës ishin temat kryesore të bashkëbisedimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mbajti me mërgatën në Stuttgart të Gjermanisë, me një pjesëmarrje dhe interesim të madh të tyre, nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, me konsull Hamdi Berbatovcin.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, ku mori pjesë edhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Këshilltari i Lartë Politik në MPJD, Prof. Rexhep Gjergji, ministrja Gërvalla falënderoi mërgatën duke vlerësuar lart kontributin e saj historik për Kosovën, duke u nisur nga lobimi, mbështetja financiare dhe pjesëmarrja aktive në luftën e fundit, rindërtimi i Kosovës dhe sot në zhvillimin e vendit përmes investimeve të shumta në Kosovë në të gjitha sferat.
Ministrja Gërvalla informoi bashkëkombësit rreth proceseve aktuale në Kosovë, duke thënë se falë vendosmërisë së mërgatës dhe mbështetjes së madhe për arritjen e ndryshimit të shumëpritur dhe të dëshiruar, Republika e Kosovës sot ka shtrirë sovranitetin në tërë vendin, ka avancuar në fusha të rëndësishme, duke u nisur nga sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar si dhe rritja e eksportit dhe ekonomisë në përgjithësi.
Ulja e çmimeve për shërbimet që mërgata merr në ambasada dhe konsullata është një tjetër vendim që ministrja Gërvalla tha që ka marrë ditëve të fundit.
Ministrja Gërvalla gjatë bashkëbisedimit me mërgimtarë foli edhe rreth regjistrimit të mërgatës, duke bërë thirrje që data 05 prill 2024 deri më 17 maj 2024 të shfrytëzohet kjo e drejtë, e cila do të ndihmojë institucionet tona në hartimin dhe planifikimin e politikave zhvillimore dhe strategjike për mërgatën.
Zhvillimi më efikas i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, votimi në ambasada dhe konsullata si dhe rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, ishin temat e tjera të këtij bashkëbisedimi ku mërgimtarët u shprehën të kënaqur që tani më lehtë mund të marrim pjesë në zgjedhje dhe demokracinë në Kosovë.
Të pranishmit në këtë bashkëbisedim dhanë pikëpamjet e tyre rreth zhvillimit të Kosovës, investimeve nga mërgata, hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, fuqizimin e tyre në diasporë përmes rrjetëzimit dhe organizimit më të mirë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën