Lajme
Në Bernë dhe Gjenevë sot u protestua kundër Putinit
Sipas sondazheve paszgjedhore, presidenti aktual rus Vladimir Putin mund të marrë 87.8 për qind të votave. Në bazë të këtyre sondazheve, televizioni shtetëror rus e shpalli presidentin aktual 71-vjeçar fitues, pasi qendrat e votimit u mbyllën.
Në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, kritikët e qeverisë morën pjesë në një protestë kundër liderit të Kremlinit në Gjenevë, Bernë dhe vende të tjera.
Rezultati do të ishte një rekord për Putinin, i cili mori 76.7 për qind të votave në vitin 2018. Pjesëmarrja në votime u raportua mbi 74 për qind – gjithashtu një rekord.
Aksioni protestues “Dreka kundër Putinit”
Rreth 400 rusë nga Zvicra perëndimore mbërritën në Gjenevë në kohën e drekës. Shumica e tyre ndoqën thirrjen e gruas së ish-opozitarit tashmë të ndjerë, Alexei Navalny për të shkuar në qendrën e votimit në të njëjtën orë në mesditë.
Në Bernë, rreth një mijë votues me të drejtë vote protestuan kundër presidentit aktual Vladimir Putin. Radha përpara ambasadës ruse në Bernë ishte disa qindra metra e gjatë, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, transmeton albinfo.ch.
Në protestën “Dreka kundër Putinit”, votuesit duhet t’i japin votën e tyre çdo kandidati përveç Putinit. Disa njerëz numëruan votuesit në radhë në Gjenevë. Ata duan të verifikojnë shifrat e dhëna nga Kremlini.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale në Rusi gjashtë vjet më parë, vetëm rreth 900 rusë morën pjesë në zgjedhje në të gjithë Zvicrën. Sot në Zvicër jetojnë rreth 16,000 rusë.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur