Lajme
Ministrja për Arsim e Gjermanisë: Shkollat duhet t’i mësojnë nxënësit për një luftë të mundshme
Ministrja e Arsimit në Gjermani, Bettina Stark-Watzinger, ka deklaruar se nxënësit në Gjermani duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e krizave dhe fatkeqësive të mundshme, përfshirë luftën.
“Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur për krizat – nga pandemitë, përmes fatkeqësive natyrore, deri te lufta”, ka thënë anëtarja e FDP-së, transmeton albinfo.ch.
Në fjalën e saj, ajo ka marrë shembullin e Britanisë së Madhe, e cila kryen ushtrime të mbrojtjes civile në shkolla, duke thënë se edhe Gjermania mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.
DW ka raportuar se ministrja gjithashtu ka bërë thirrje për zhvillimin e një marrëdhënieje “të qetë” midis nxënësve të shkollave dhe forcave të armatosura, teksa ka sugjeruar që zyrtarët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë “po bën Bundeswehr për sigurinë tonë”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’