Integrimi
Bien dyshimet për antisemitizëm, “Baba News” mund të vazhdojë mbajtjen e kurseve
Në krye të kësaj platforme mediale janë dy shqiptare: Albina Muhtari (kryeredaktore) dhe Merita Shabani (zëvendëskryeredaktore)

“Baba News” është një platformë mediale që kryesisht i kushtohet informimit të “secondove”, siç emërtohen zakonisht pjesëtarët e brezit të dytë të të huajve në Zvicër. Në krye të kësaj platforme janë dy shqiptare: Albina Muhtari (kryeredaktore) dhe Merita Shabani (zëvendëskryeredaktore), shkruan albinfo.ch.
Redaksia e portalit ose magazinës online Baba News është kritikuar së fundi lidhur me raportimin e bërë për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në fakt, një edicion i podcastit të “Baba News” nga 17 tetori 2023 kishte shkaktuar kritika të rënda. Javë më vonë, po ky portal kishte emetuar një këngë rap që, sipas ekspertëve, përdor stereotipe antisemite. Këto dy zhvillime kishin ngjallur shqetësime edhe në politikën e komunës dhe kantonit të Bernës.
“Baba News” drejton gjithashtu kurse të financuara nga paraja publike kundër gjuhës së urrejtjes, kurse këto për fëmijët në shkollat në Bernë. Kurset në fjalë synojnë të sensibilizojnë fëmijët e shkollave ndaj diskriminimit, racizmit dhe antisemitizmit.
Lihdur me këtë, më 29 shkurt 2024, Këshilli Bashkiak i Bernës ka trajtuar çështjen: “Baba News” a mund të vazhdojë të mbajë seminaret e tij të financuara nga paraja publike në shkollat e Bernës?
Pesë këshilltarë të qytetit të Bernës kishin paraqitur një kërkesë, shkruan 20minuten. Ata donin të dinin se në cilat shkolla krijuesit e platformës mbajnë kurse kundër gjuhës së urrejtjes dhe çfarë mendon Këshilli komunal për përmbajtjen që përhap “Baba News”.
Tani, çështja është sqaruar: “Baba News” mund të vazhdojë të mbajë kurset e përmendura. “Baba News’ ka shprehur keqardhje për shpërndarjen e videos së repit, për shkak të efektit që shkaktoi, edhe pse një efekt i tillë nuk ishte i synuar, transmeton albinfo.ch. Po ashtu Baba News ka theksuar se nuk do ta bënte një gjë të tillë sot”, thotë Sven Baumann, sekretar i përgjithshëm i Drejtorisë Arsimore të qytetit të Bernës.
Drejtoria Arsimore ka marrë gjithmonë lëvdata për kurset e “Baba Academy”, kurse të filluara shumë kohë përpara incidentit me videon e repit: “Si medium, “Baba News” i nënshtrohet lirisë së medias. Gjatë hartimit dhe zbatimit të kurseve, shkollat bashkëpunojnë ngushtë me mbajtësit e tyre (nga Baba News) dhe sigurojnë që ato të jenë të cilësisë së lartë, përcjell albinfo.ch. Kjo gjithmonë duket se ka funksionuar mirë deri më tani”, thotë Baumann.
(Foto: Instagram Babanews)
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?