Shqipëria

Vdes nga një aksident turisti francez në Shqipëri

Raportohet se një shtetas francez ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë- Laç, në afërsi të fshatit Spiten, përcjell albinfo.ch.

Samuel Çela pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është arrestuar nga policia. Viktima Alian Peron, 65 vjeç, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra gjatë përplasjes së dy makinave.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në pamje makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në të dyja anët e parcelave.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.