Kosova

Itali: Eugjen Gargjola, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare

Profilet e personaliteteve në Diasporë, në fusha të ndryshme, pothuajse çdo ditë Albinfo.ch po i pasqyron si suksese të tyre që i arrijnë në shtetet ku ata jetojnë. Kësaj radhe do të flasim për Eugjen Gargjola, i cili është violinist i njohur shkodran, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Mantova të Italisë, përcjell albinfo.ch.

Ai emigroi në Itali në moshën 15-vjeçare, ku vijoi studimet për violinë në Konservatorin e Mantovës. Eugjeni ka shëtitur për të luajtur në violinë në 28 shtete të botës, duke fituar eksperienca të reja, por dhe emocione nga publiku i huaj.

Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës në botë, si kompozitorin e famshëm, Enio Moricone dhe Luçiano Pavaroti. Eugjeni ka luajtur drejtpërdrejt si solist në emisionin “Pinocchio” të televizionit RAI 2.

Aktualisht punon si profesor i muzikës në liceun muzikor të Mantovës.