Shqipëria
Strasburgu refuzon procedurën e përshpejtuar të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët
Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve në dy kampe që parashikohet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër, duket të jetë ende në rrezik edhe pse është miratuar nga ligjvënësit në Tiranë dhe Romë.
Protokolli i firmosur nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë pagesën e garancisë 5000 euro, për të pritur vendimin e kërkesës për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Pikërisht, praktika e procedurave të përshpejtuara kufitare bëri që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane të mos vepronin, por të kërkonin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e saj.
Gjykata e Kasacionit në Itali ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, ndërsa ministria e Brendshme kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit