Lajme
BE me marrëveshje të përkohshme për tregtinë e armëve të zjarrit
Bashkimi Evropian arriti sot një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e reja për ta bërë tregtinë legjitime të armëve të zjarrit më transparente, në një përpjekje për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe për të mbajtur armët larg nga duart e kriminelëve.
Rregullat e reja, të miratuara nga ligjvënësit dhe presidenca belge e BE-së, do të zëvendësojnë një sërë rregullash të ndryshme kombëtare që e kanë bërë të vështirë tregtimin e armëve të zjarrit dhe vendosjen e pronësisë, raportoi Reuters.
Kur Komisioni Evropian bëri propozimin e tij fillestar në tetor 2022, ai vuri në dukje të dhënat që tregonin se kishte rreth 35 milionë armë zjarri të paligjshme në BE, rreth 56 përqind e të gjitha armëve të zjarrit dhe se 630,000 armë zjarri u renditën si të vjedhura ose të humbura.
Blloku do të zëvendësojë licencimin kombëtar me një sistem elektronik në mbarë BE-në për prodhuesit dhe tregtarët.
Gjuetarët, ekspozuesit ose personat që përdorin armë zjarri për qëllime sportive ose për rishfaqje historike, banorë të BE-së, nuk do të kenë nevojë të mbajnë një leje importi ose eksporti nëse kanë një Leje Evropiane për Armët e Zjarrit.
Vetëm tregtarët dhe agjentët e licencuar do të mund të importojnë produkte gjysëm të gatshme dhe përbërës të armëve të zjarrit.
Të gjitha armët e importuara dhe komponentët thelbësorë duhet të shënohen për të kufizuar disponueshmërinë e “armëve fantazmë” të pashënjuara të prodhuara në shtëpi, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Rregullat e reja, të cilat ende duhet të miratohen zyrtarisht nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian, nuk zbatohen për eksportin e armëve të zjarrit për qëllime ushtarake në Ukrainë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer