Lajme
Pse është shqetësuese ngrohja e ujërave të liqenit të Gjenevës?
Temperaturat e larta rekord të matura në liqenin e Gjenevës të Zvicrës kanë ngjallur shqetësime për të ardhmen e tij.
Për vite me radhë, liqeni, i njohur në vend si Lac Léman dhe i ndarë midis Zvicrës dhe Francës, ka rënë viktimë e ngrohjes globale, pothuajse në të njëjtën mënyrë si shkrirja e akullnajave, transmeton albinfo.ch.
Uji i liqenit kishte arritur një temperaturë rekord prej 13.6 gradë Celsius në vitin 2022 – shumë e lartë për çdo liqen – sipas një raporti të fundit nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Ujërave të Liqenit të Gjenevës (CIPEL).
Ndërsa ky mund të jetë një lajm i mirë për notarët, një ndryshim i tillë drastik i temperaturës po dëmton ekosistemin delikat natyror të liqenit, shkruan thelocal.
Kjo për shkak se uji i ngrohtë sipër dhe uji më i freskët i bllokuar poshtë krijon më pak oksigjen, i cili, nga ana tjetër, mund të vrasë peshqit dhe organizmat e tjerë detarë që nuk mund të marrin më frymë nën sipërfaqe.
Organizata CIPEL, ka deklaruar se në funksion të këtij përkeqësimi alarmant, është e angazhuar për të forcuar “zbatimin e masave efektive të ruajtjes për Liqenin e Gjenevës”.
“Veprimi është i nevojshëm sepse në një kontekst të ndryshimeve klimatike, Liqeni i Gjenevës është një burim strategjik i paçmuar dhe është thelbësor për të garantuar cilësinë e tij të mirë”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj organizate, gjetjet e raportit janë të rëndësishme, sepse ato “sigurojnë një bazë thelbësore për politikëbërësit, shkencëtarët dhe komunitetin lokal në mbrojtjen e ekosistemit tonë të çmuar të liqenit”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha