Lajme

Zvicra, një nga vendet që konsumon ushqimet më të përpunuara

Zvicra është një nga vendet evropiane që konsumon ushqimet më të përpunuara. Problemi: në etiketa është e vështirë të dihet se nga vijnë përbërësit. Edhe për mishin, prodhuesit nuk tregojnë asgjë.

Pica me proshutë, zierja e drerëve me knöpfli, lasagna bolognese, pjatat e përpunuara janë shumë të njohura në Zvicër, ku përfaqësojnë një të katërtën e dietës. Por në shumicën e paketimeve nuk ka asnjë informacion mbi origjinën e përbërësve.

Në të vërtetë, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve Veterinare specifikon se është e detyrueshme të tregohet origjina e mishit “kur pjesa e këtij përbërësi përfaqëson 20% ose më shumë të produktit ushqimor dhe prezantimi i produktit sugjeron një origjinë që nuk korrespondon me realitetin.

Për François Erard, drejtorin e AgriGenève, kjo mungesë treguesi është një e metë për konsumatorët. Ky mbrojtës i bujqësisë zvicerane bën thirrje për shfaqjen sistematike të origjinës së mishit.

“Është edhe më e rëndësishme pasi në Zvicër kemi standarde shumë të larta sa i përket mbrojtjes dhe mirëqenies së kafshëve. Nëse 20% e produktit përmban mish që nuk plotëson të njëjtat standarde, kjo përbën një problem real për mua”, shpjegon François Erard.

Për sa u përket restoranteve, ligji kërkon regjistrimin me shkrim të origjinës së mishit, por nuk tregon saktësisht se ku duhet të shfaqet./RTS