Lajme

114 km/h përgjatë rrugëve të Vjenës, policia ia konfiskon veturën

Nga 1 marsi, Austria ka ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion. Shoferët që tejkalojnë dukshëm shpejtësinë e lejuar apo bëjnë sjellje delikte në komunikacion, do t’u kofiskohet menjëherë vetura dhe t’i nxirret në ankand. Rasti i pari i konfiskimit ka ndodhur tashme në Vjenë.  Të hënën në mbrëmje, një shofer po ngiste veturen e tij në Währinger Gürtel me shpejtësi prej 114 km/h, rrugë kjo e lejuar për shpejtësi prej 60 km/h. Policia e Vjenës pasi e ndaloi sjoferin, ia konfiskoi jo vetëm patentë shoferin, por edhe veturën, përcjell albinfo.at.

“Duke qenë se në zonën lokale është konstatuar shpejtësi mbi 60 km/h, vetura është konfiskuar përkohësisht”, shkruan policia në një njoftim, përcjell albinfo.at. Shoferi thuhet se ka rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore duke lëvizur pranë veturave të tjera, madje duke ndryshuar befasisht korsinë, thuhet në njoftim.

Përveç konfiskimit të patentë shoferit dhe veturës, 28-vjeçari do të përballet edhe me gjoba të tjera për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në 14 ditët e ardhshme do të mirret vendim që vetura VW Scirocco do t’i kthehet pronarit apo e njëjta do të nxirret në ankand.