Kosova
Vetura “ILLYRIAN TSX” do të prezantohet në një ekspozitë dhe në Zvicër
Epoka e makinës së parë shqiptare “ILLYRIAN TSX”
3 vjet më parë Albinfo.ch pati paralajmëruar për veturën, e cila ishte projektuar vetëm si ide nga Qëndrim Thaçi.
Për shumëkënd fillimisht ishte thjesht e pamundur dhe një informacion që nuk besohej në realizimin e tij.
Tani, në fillim të vitit 2024, krejt papritur u lansua supervetura shqiptare “ILLYRIAN TSX”.
Qëndrim Thaçi jo më kot e emëroi veturën e tij me këtë emër të lashtë shqiptar.
“Ideja për këtë emër ishte imja që nga projektimi i veturës vetëm në letër, 3D, për të vazhduar edhe më tutje në realitet. “ILLYRIAN TSX” është emër i vjetër shqiptar ilirian që njihet si paraardhëse e shqiptarëve si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova. Kjo më bën të mburrem që edhe ne të kemi diçka tonën me emër që na portretizon të gjithëve”, shprehet ai.
Sipërmarrësi shqiptar rrjedh nga një familje e Drenasit, ku prej më shumë se 15 vjetësh jeton dhe vepron në Itali.
Ai gjithmonë ishte adhurues i makinave, që nga fëmijëria, por pavarësisht sfidave, arriti të prodhojë një makinë, e cila tani pritet t’u bëjë konkurrencë edhe modeleve të njohura sikurse Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast, shkruan albinfo.ch.
Kryevepra e shumëpritur nga Arrera Automobili, e quajtur Illyrian TSX, festoi debutimin e saj më datë 25 janar 2024, në një ngjarje ekskluzive paraprake të mbajtur në ekspozitën TREDITECH, në zemrën e industrisë së automobilizmit global, me seli në Torino, Itali.
Thaçi thotë se është i certifikuar në shkollën italiane për dizajne industrial, e njohur si eAD, ndonëse më herët kishte qenë master i diplomuar për stomatologji. Ai ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha, sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.
“Unë punoj bashkë me TREDITECH që prodhojnë makinat më të shpejta në botë”, ka pohuar ai.
Vetura “ILLYRIAN TSX” do të prezantohet me një ekspozitë dhe në Zvicër
“Duke shfaqur një dizajn magjepsës, të frymëzuar nga prototipet e garave, TSX mishëron parimet thelbësore të Arrera Automobili: aerodinamika efektive, drejtimi dinamik dhe trajtimi i përsosur”, kështu e ka pasqyruar veturën Qëndrim Thaçi, themeluesi i Arrera Automobili.
“Fillimi i udhëtimit ishte aspirata për të punuar një automobil të përjetshëm”, tek sa rrëfen projektin që e shtyu Arrera Automobili në një kapitull të ri.
Qëndrimi teksa ndau konceptet, inspirimet dhe motivet e tjera që e fuqizuan dhe e frymëzuan atë në jetën TSX, tregon: “Pas mbajtjes së ekspozitës në Torino të Italisë, vetura do të prezantohet edhe në Zvicër, në “Premium Cars AG”.
Vetura pritet të rivalizojë kompanitë më të mëdha të botës dhe do të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë, në kuadër të modeleve të hipermakinave.
Çmimi fillestar i kësaj makine do të jetë 1.2 milionë euro dhe do të shkojë deri në 1.7 milionë euro – në bazë të specifikave. Kjo veturë ka një motor 3.0 dhe gjeneron deri 950 kuajfuqi.
Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por ka edhe disa pjesë nga markat italiane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve