Shqipëria
Shqipëri: Gjirokastra me vështirësi në turizëm, mungojnë punëtorët
Gjirokastra ka rritur ndjeshëm numrin e vizitoreve gjatë viteve të fundit, por sërish sfidat nuk mungojnë. Sektori hoteleri-turizmit vuan mungesën e punonjësve të kualifikuar, ndërsa jo pak vështirësi sjell për administratorët, për të ofruar një shërbim në nivelin e duhur.
“Tani është e vështirë, tani nuk flasim për njerëz profesionistë, tani flasim për duar pune, sepse turizmi do njerëz, do duar për të shërbyer, nuk e di, në fabrikë mund të punojë edhe roboti, në uzinë një pjesë të punës mund ta bëjë edhe makineria, por në turizëm, e sidomos në këtë turizmin tonë të tanishëm duhen patjetër njerëz dhe njerëz të mirëtrajnuar, profesionistë”, thotë Maksi Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, transmeton euronews Albania, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, pranë Zyrës së punës në Gjirokastër po vijnë në rritje kërkesat nga të interesuarit për punësim në sektorin e turizmit, ndërsa pjesa më e madhe e kontratave janë sezonale.
“Ne përpiqemi që këto kontrata të jenë afatgjata, por ka edhe sezonale, sepse janë edhe të rinjtë ata që ndërhyjnë në këtë treg të punës dhe kërkojnë edhe punë sezonale dhe është një marrëdhënie që zhvillohet vetë nga subjekti dhe nga të interesuarit për këto vende pune”, shprehet Kristiana Kaçi, specialiste në Zyrën e Punës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën