Kosova
Emocionon Besarta Jashari, rikthen në memorie ngjarjet e 5, 6 e 7 marsit 1998
E mbijetuara e vetme e sulmit të familjes Jashari, Besarta Jashari, ka risjellë sot memorie të sulmeve ndaj familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.
E bija e Hamëz Jasharit në një fjalim në akademinë përkujtimore për 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka tregoi detaje se si ndodhi sulmi.
“7 mars të vitit 1998, nga baba Shaban dhe babushi nuk kishim informacion, por këngën e babushit nuk e dëgjoja më, dikur edhe bali Adem u vra. Tankat e armikut u afruan shtëpisë, predhat shpërthyen muret e dhomës ku ishim, duke lënë të plagosur Hidajetin, Kushtrimin dhe Blerinën, ndërsa unë nuk kisha asnjë plagë, të gjithë të tjetër mbetëm të vdekur. U ktheva nga hyrja e shtëpisë, kur mbërrita te Hidajeti dhe Blerina nuk e gjeta Kushtrimin, i cili ishte vrarë duke luftuar pas meje. Blerina më kërkoi ujë, në momentin që u ngrita t’i marr ujë, armiqtë kishin filluar të gjuanin bomba dore, duke vrarë edhe Hidajetin dhe Blerinën”, u shpreh ajo.
E kur gjithçka përfundoi, Besarta rrëfeu edhe se çfarë e pyetën ushtarët serbë:
“Pasi më morën nga shtëpia, ata flisnin, unë nuk i kuptoja, derisa erdhi një ushtar armik që dinte shqip, ata më pyetën: ‘Ku janë Ademi dhe Hamza?’. Sot e di si do të duhej përgjigjur: “Ademi e Hamza janë dhe do të mbeten në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Besarta.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën