Lajme

Evakuohet Pallati Federal, i gjithë parlamenti u mblodh në kishë

Të mërkurën në mëngjes, Pallati Federal u evakuua për qëllime stërvitore. Më pas, të gjithë parlamentarët duhej të mblidheshin në një kishë.

Këshilli Kombëtar debatoi gjatë për rishikimin total të ligjit doganor dhe pikërisht në orën 12:40, Presidenti i Këshillit Kombëtar, Eric Nussbaumer (PS), ndërpreu mbledhjen: “Të gjithë njerëzit që janë në ndërtesën e Parlamentit tani duhet ta lënë atë”, u ka thënë ai anëtarëve të këshillit dhe me këtë rast, e gjithë ndërtesa u evakuua, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja e ndërprerjes: Parlamentarët duhet të bëjnë prova emergjente të evakuimit. Pra, ishte vetëm një ushtrim. Humori ishte përkatësisht i relaksuar. Pasi parlamentarët u mblodhën në pikën e takimit, stërvitja u mbyll menjëherë.

Në fillim të seancës u bë e ditur se do të zhvillohet një gjë e tillë dhe fakti që planet e evakuimit janë të disponueshme publikisht bëri që njerëzit të habiteshin, shkruan 20minuten.