Lajme
Nikki Haley tërhiqet zyrtarisht nga gara presidenciale në SHBA
Ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, e ka pezulluar sot zyrtarisht fushatën e saj presidenciale për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dorëheqja e saj i ka hapur rrugë ish-presidentit Donald Trump që të jetë i vetmi kandidat republikan, transmeton albinfo.ch.
Haley ka deklaruar se nuk ndihet e penduar për këtë vendim, teksa vendimi i saj vjen një ditë pas disfatës së dukshme nëpër disa shtete të SHBA-së gjatë “Super Tuesday”.
“Tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Thashë se doja që të dëgjoheshin zërat e amerikanëve. E kam bërë këtë. Nuk jam penduar. Edhe pse nuk do të jem më kandidate, nuk do të ndalem së përdoruri zërin tim për gjërat në të cilat besoj”, ka thënë ajo.
Ndryshe, ripërsëritja e garës ndërmjet Donald Trump, 77-vjeçar dhe Joe Biden, 81-vjeçar, është e para në zgjedhjet amerikane që nga zgjedhjet e vitit 1956.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer