Tematike
Ekspozitë tematike me artistë shqiptarë të brezit të ri, në Münster, Gjermani
Ekspozita qëndron e hapur deri më 19 maj 2024. Ndërsa, më 18 maj, në kuadër të saj do të debatohet mbi temën "Perspektiva e skenës artistike të Kosovës"
Një ekspozitë përmasash të mëdha me autorë shqiptarë, nga Kosova dhe Shqipëria, organizuar nga Westfälischer Kunstverein (Shoqata e Arteve e Vestfalisë) është hapur të shtunën që shkoi në Münster të Gjermanisë. Aty ekspozohen veprat e artisteve dhe artistëve të lindur në vitet `90 të shekullit të kaluar), si: Edona Ademi, Djellza Azemi, Anjesa Dellova, Blerta Haziraj, Doruntina Kastrati, Anita Muçolli, Leart Rama, Abi Shehu, Dardan Zhegrova, përcjell albinfo.ch tekstin e publikuar nga shoqata në fjalë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj 2024. Ndërsa, më 18 maj, (e shtunë, ora 16-19) në kuadër të saj, lidhur me temën kornizë “Perspektiva e skenës artistike të Kosovës” do të flasë Hana Halilaj, kuratore, Galeria Kombëtare e Kosovës. Tema e saj mban titullin “Skena e artit bashkëkohor të Kosovës”.
Tema e radhës, për të cilën do të debatojnë (gjermanisht) Edona Ademi dhe Anita Muçolli në bashkëbisedim me me bashkëkuratoren Cathrin Mayer është “Die Perspektive der kosovarischen Diaspora in Deutschland und der Schweiz” (Perspektiva e diasporës kosovare në Gjermani dhe Zvicër). Ndërsa Blerta Haziraj në bisedë me Hana Halilajn do të fdebatojnë “Për Artin dhe Aktivizmin Feminist – dikur dhe tani” (në anglisht).
“But you, yourself, with your own hand must open this door” (Por ju vetë, me dorën tuaj duhet ta hapni këtë derë) mban titullin simbolik ekspozita, titull që, sipas kuratoreve i referohet një vargu nga poezia “Dera magjike” e shkruar nga poetja jugosllave, Mira Aleçkoviq në vitet 1940.
Ekspozita i kushtohet një brezi artistësh të rinj që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri ose origjina e të cilëve është në këto vende, transmeton albinfo.ch. Edhe pse Shqipërinë dhe Kosovën i bashkon një gjuhë e përbashkët dhe tradita të përbashkëta, ato janë gjithashtu përbërës të një rajoni më të madh gjeografik me një histori komplekse dhe të ngarkuar me konflikte të karakterizuar nga dallime etnike, kulturore dhe politike. Si zhvillohen çështjet bashkëkohore të identitetit dhe përkatësisë në këtë kontekst gjeopolitik dhe çfarë mund të mësojmë prej tij? Ekspozita prezanton vepra të artistëve të lindur në fillim të viteve 1990, të cilët përpiqen të kontribuojnë në formësimin e së ardhmes, duke u përballur me të tashmen tonë të brishtë, e cila aktualisht është edhe një herë e përcaktuar dhe e ndarë nga një mentalitet i ndarjes.
Ekspozita është kuruar nga Cathrin Mayer dhe Kristina Scepanski
Hapja është bërë të shtunën, më 2 mars 2024. Ndërsa të enjten, 7 mars 2024, në orën 18:00 do të ketë një vizitë me guidë me bashkëkuratoren Kristina Scepanski
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025