Të tjera
Për herë të shtatë, „Swikos 2013“ në Bazel
E premtja e 15 nëntorit hap edicionin e shtatë të festivalit të filmit të shkurtër “Swikos” në Bazel; gjatë dy ditëve të festivalit do të shfaqen 15 filma
Qyteti i Bazelit për të shtatën herë do të jetë nikoqir i festivalit të vetëm të filmit shqip që mbahet në Zvicër.
„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të shtatën herë me radhë do të mbledhë bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania, që garojnë për shtatë çmimet e festivalit, i cili përmbyllet më 16 nëntor, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Duke filluar nga 15 nëntori për dy ditë ditë resht do të prezantohen 15 projekte filmike të regjisorëve kosovarë dhe atyre zviceranë.
„Swikos“ do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, ndërsa hyrja për të shikuar filmat është pa pagesë.
Drejtori i festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “Swikos”, Florim Brajshori, ka zbuluar detaje për edicionin e shtatë të “Swikos». Ai ka thënë për albinfo.ch se janë organizuar edhe më mirë këtë vit dhe kanë sjellë filma që kanë marrë pjesë dhe çmime në shumë festivale botërore.
Njëri prej tyre është filmi „Kolona“ i Ujkan Hysajt, i cili ka rrumbullakuar 12 çmime ndërkombëtare. Ky film po shënon histori kinematografike kosovare.
Përzgjedhjen e projekteve më të mira filmike për vitin 2013 do ta bëjë juria në përbërje të regjisorëve kosovarë dhe zviceranë. Madje, pjesë e jurisë do të jetë edhe një regjisore zvicerane që ka marrë oskar për një film të shkurtër.
Risi e fetivalit do të jetë edhe shfaqja jashtë konkurrencës e filmave dokumentarë, ka bërë të ditur Brajshori.
Gjatë edicioneve të kaluara nëpër këtë festival kanë kaluar dhjetëra regjisorë, aktorë, skenaristë e producentë të filmit të shkurtër.
Këtë herë mund të rezultojë i frytshëm takimi i regjisorëve shqiptaro-zviceranë në kuadër të festivalit.
„Do të finalizohet ideja për të realizuar një film të përbashkët për luftën në Kosovë“, tha nikoqiri i festivalit, Brajshori.
Edhe sivjet do të ndahen çmime për filmin më të mirë, regjinë, aktorin e aktoren, kamerën, montazhin dhe çmimi i publikut.
Filmi zviceran „Der Räuber“ është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e kaluar të festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “SwiKos”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve