Kosova
Greta Dreshaj prezanton brendin e saj UNIKKO në “Paris Fashion Week”
Pa dyshim se marka UNIKKO është një prej brendeve më të veçanta shqiptare, markë kjo e Greta Dreshajt, e cila përfshin elegancë të plotë, përcjell albinfo.ch.
Ajo është e shkolluar në Milano, rrjedh nga një familje pejane dhe javën që iku ajo pasqyroi veshjet e dizajnuara në “Paris Fashion Week”, aty ku u përfshinë emra të njohur, si Channel dhe Yves Saint Laurent.
Si pjesë e paradës së mrekullueshme të modës në Paris, Greta paraqiti një koleksion të guximshëm dhe të sofistikuar, duke kapur vëmendjen e të pranishmëve, të cilët e duartrokiten me bindje të plotë.
Ftesa për të prezantuar brendin e saj UNIKKO në një event kaq prestigjioz, është një pasqyrë e vlerësimeve për talentin dhe përkushtimin e saj ndaj fushës së modës.
Sfilata u zhvillua në Westin Paris, në Place Vendome, një lokacion i magjishëm që rrëfen elegancën dhe rafinimin. Në këtë shesh të famshëm, ku stilin dhe luksin e gjeni në çdo detaj, Greta Dreshaj la shenjën e saj duke e bërë Kosovën pjesë të skenës botërore të modës.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025