Lajme
Gjykata Federale konfirmon dënimin e shqiptarit: 16.5 vjet burgim, për vrasje
I dënuari kishte qëlluar një truproje 30 vjeçar diskotekash, në një pikë karburanti, në Cyrih, në vitin 2015
Dënimi me 16.5 vjet burg për një 40-vjeçar për vrasjen e qëllimshme të kundërshtarit është tani i plotfuqishëm. Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e të akuzuarit, transmeton albinfo.ch. I dënuari kishte qëlluar një truproje (me prejardhje malazeze) diskotekash 30-vjeçar në një pikë karburanti në Cyrih në vitin 2015.
Krimi ka ndodhur në një takim të paracaktuar mes dy grupeve rivale. Një koleg i autorit të vrasjes kishte marrë me vete një revole për “çdo rast, nëse situata do të aspërsohej”. Më pas ai kishte qëlluar në ajër një herë, duke bërë që kundërshtarët e tij të iknin.
Ndërsa po iknin, personi tashmë i dënuar i ka marrë armën kolegut dhe ka qëlluar në drejtim të grupit, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Kështu ai ka goditur në shpinë njërin prej personave që po iknin. I qëlluari ka vdekur në vend. Kjo del nga vendimi i Gjykatës Federale, i publikuar të hënën.
Kjo gjykatë, më e larta e vendit, ka hedhur poshtë ankesat e 40-vjeçarit, shtetas zviceran me prejardhje kosovare përkundër faktit se ato ishin mjaftueshëm të arsyetuara, transmeton albinfo.ch. Gjykata Federale nuk e trajtoi argumentin se kishte prova se një palë tretë mund të kishte autorësinë e vrasjes, sepse ajo thjesht ka përsëritir deklaratat nga procedurat para gjyqësorit të Cyrihut.
Megjithatë, gjykata më e lartë zvicerane ka miratuar ankesën e kolegut i cili qe shpallur fajtor nga Gjykata Kantonale e Cyrihut për bashkëpunim dhe shkelje të ligjit për armët. Gjykata Federale e ka rrëzuar dënimin e tij për ndihmë dhe nxitje.
Ndryshe nga këndvështrimi i gjykatës më të ulët (asaj kantonale), dorasi tashmë dënuar nuk duhej të supozonte se kolegu i tij do të merrte armën dhe do të qëllonte kundër kundërshtarëve të tij, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ka kontribuar qëllimisht në krim, siç është pretenduar nga dënimi i shqiptuar më parë, për bashkëpunim.
Tani çështja kthehet në Gjykatën e Kantonit të Cyrihut, e cila duhet të vendosë sërish për dënimin për shkeljen e ligjit për armët.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra