Kosova
Mandl: BE duhet të ndryshojë qasjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasje ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për A2 CNN në Kosovë, europarlamentari Lukas Mandle, i cilësoi si gabim historik masat ndaj Kosovës, ndërsa kritikoi punën e të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajcak. Sipas tij Serbia është pala agresive, dhe është e gabuar që ndaj saj të merren gjithmonë vetëm masa simbolike.
“Mendoj se ndërmjetësimi i dialogut nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë në përputhje me të gjithë partnerët pozitivë në mbarë botën, të cilët gjithashtu duhet të kontribuojnë për një të ardhme pozitive për Ballkanin Perëndimor. Dhe së dyti, duhet të jetë shumë transparent. Pra, ajo që do të prisja nga një i dërguar i posaçëm do të ishte që të udhëtonte gjatë gjithë kohës. Gjithashtu në të kaluarën kam rekomanduar që të shkojë një javë në Beograd, një javë në Prishtinë, e pastaj në Bruksel një javë për të raportuar dhe për të reflektuar. Dukej të ishte në lëvizje mes Beogradit, Prishtinës, dhe Brukselit, por edhe në zonat rurale, jo vetëm me kryeqytetet; për të ndërtuar ura. E kam fjalën për ura substanciale mes njerëzve, ndërmjet shoqërive, dhe në këtë mënyrë edhe për të ndihmuar nivelin politik, politikëbërjen. Kjo do të ishte e nevojshme për të arritur rezultate më të mira. Kjo është ajo që unë do të prisja nga një ndërmjetësim i mirë nga ana e BE-së”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën