Lajme

Panairi i librit në Gjenevë vjen këtë vit me program të pasur

Nga 6 deri më 10 mars Palexpo do të transformohet në një qendër të letërsisë, duke shënuar fillimin e një ngjarjeje të madhe për dashamirësit e librit.

Këtë vit, ngjarja premton një program jashtëzakonisht të pasur, duke mbledhur shtëpi botuese dhe autorë për ekspozita, animacione dhe ceremoni të ndarjes së çmimeve.

Ndër ndër ta, standi D457 “i-liredition jeunesse” do të ju presë një shtëpi botuese me themelues Ilir Xheladini, me origjinë nga Prishtina.

Ky autor ka botuar dy romane në Francë përpara se të themelonte shtëpinë e tij botuese në Zvicër, e cila promovon autorë nga Zvicra frankofone dhe shpejtë bëri emër në sektorin e librave për fëmijë me afërsisht 40 botime në tre vjet, pa lënë pas dore edhe romanet.

Veçantia e tij?

Ofrimi i veprave unike ku lexuesi mund të lexojë tekstin, të admirojë ilustrimet dhe të dëgjojë historinë përmes QR Code.

Ai thekson me krenari se lidhja me vendin e lindjes mbetet e pathyeshme, pasi librat e tij marrin jetë në Xhadstudio në Prishtinë, duke përfituar nga talenti i ilustratorëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu, do të prezantohet romani i tij i parë i përkthyer në shqip, “Midaks, merimaga kurreshtare”, duke ilustruar diversitetin gjuhësor të veprës së tij.

——>>> programi i panairit