Lajme

Edisa Shahini, blogerja shqiptare në kopertinen e revistës austriake

Blogerja e famshme shqiptare, Edisa Shahini së fundmi është shfaqur në kopertinën e revistës vieneze “Wienerin”, ku është shkruar për jetën, karrierën dhe sukseset e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shahini, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka folur për fillimet e saj në Vjenë, transmeton albinfo.at.

“Unë kam shkuar në Vjenë kur isha 17 vjeçe, për të vazhduar universitetin, pa njohuri të gjuhës gjermane. Me përkushtim, më vonë u diplomova në Master të Gjuhës Gjermane. Gjatë rrugës fitova përvojë të paçmuar përmes praktikave, duke punuar në OJQ, duke u thelluar në fusha të ndryshme si shkrimi, marketingu, shitjet dhe ndërtova biznesin tim. Sot, jam krenare të zbukuroj kopertinën e Wienerin”, ka shkruar ajo.