Shqiperia
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë inaugurohet nesër
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga baza e ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, që pritet të inaugurohet këtë të hënë.
Sipas Peleshit, kjo bazë ajrore rrit profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke forcuar angazhimin e vendit tonë për siguri dhe paqe në rajon.
“Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake. Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon”, shkruan Peleshi.
Kjo bazë është ndërtuar dhe projektuar sipas kërkesave të NATO-s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm për 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën