Portrete të firmave
Vëllezërit Berisha, me katër „Schnitzelhaus“ në Austri
Rrjeti i lokaleve me emrin “Schnitzel” i vëllezërve Berisha në Austri vazhdon të rritet, por gjithmonë duke e ruajtur traditën e ushqimit cilësor si dhe mikpritjen e ngrohtë për secilin klient
Vëllezërit Besnik dhe Elhami Berisha janë një sukses i vërtetë në botën e gastronomisë në Austri. Duke filluar biznesin e tyre të quajtur “Schnitzelhaus” në vitin 2017, ata kanë shënuar një rritje të konsiderueshme, madje duke hapur edhe dy lokale të tjera këtë vit, për të çuar numrin e tyre në katër.
Specialiteti i “Schnitzel” dhe koncepti i tij unik
“Schnitzel”, si një produkt tradicional austriak, vazhdon të dominojë tregun austriak, duke sjellë kërkesa të vazhdueshme nga konsumatorët e tyre. Vëllezërit Besnik e Elhami Berisha në një bisedë për albinfo.at shprehen se në krahasim me shumë biznese të tjera që kanë hasur sfida gjatë vitit 2023, ata kanë pasuar një rrugë të suksesshme dhe kanë tejkaluar pritshmëritë e tyre.
“Pavarësisht problemeve në treg që shkaktoi koha e pandemisë dhe po ashtu edhe inflacioni global, mund të them me plot bindje se ka qenë një vit shumë i suksesshëm për ne dhe me rritje të mirë”, ka thënë Besniku.
Një nga dallimet kryesore të konceptit të tyre është përqendrimi i tyre në prodhimin e freskët të ushqimeve.
“Koncepti ynë dallon, sepse ne gjithçka që bëjmë është e fresket. Mishi është kualitet i klasit të parë, pra çdo gjë me të cilën përbëhet dhe prodhohet “schnitzla” është e freskët dhe e kualitetit të lartë. Ky koncept i “schnitzles” është brend yni dhe nuk gjendet në asnjë lokal tjetër”, sqaron Besniku.
Dy lokale të reja: Në Percholsdorf dhe në Vjenë, 16 Bezirk
Gjatë këtij viti, vëllezërit Berisha kanë rritur biznesin e tyre edhe me dy filiale të reja. Tashmë ata kanë gjithsej 4 filiale.
„Në muajin maj e kemi hapur filialen e tretë në Bezirkun e 16-të në Vjenë, dhe në shtator e kemi hapur lokalin me të ri në Percholsdorf, Hochstrasße 11, 2380. Dy lokalet e tjera gjenden në Hollabrunn dhe një tjetër në Vjenë, në Himmbergstraße 40, Bezirk 10-të”, thotë vëllai tjetër, Elhamiu.
Tutje, ai shton se filiali tek Bezirku i 10-të është më i rëndësishmi për ta, për shkak se ka qenë filiali i parë dhe ka sjellë shumë konsumatorë. Kjo gjë bëri që vëllezërit ta rrisin biznesin e tyre sot në 4 filiale.
Biznesi i vëllezërve Berisha ka rënë në sy për llojllojshmërinë e ushqimit dhe kualitetin që ata ofrojnë. Ata kanë plane të mëdha për të ardhmen.
“Në të ardhmen ideja është që të zgjerohemi edhe më tutje me disa pika të tjera. Jemi duke shikuar vende dhe lokacione të ndryshme, e po ashtu në të ardhme jo të larget jemi duke shikuar për mënyra të reja të veprimit dhe bashkëpunimit”, thotë Besniku.
Përveç “Schnitzel”, lokalet e tyre shërbejnë gjithashtu produkte të tjera të freskëta si: hamburger me mish të pules dhe lloje të ndryshme të peshkut. Mirëpo, gjithmonë duke u nisur nga parimet e tyre që kualiteti dhe shërbimi të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Menaxhimi i lokaleve dhe elementet kryesore për sukses në gastronomi
Të menaxhosh katër filiale në gastronomi, ka shumë sfida. Megjithatë, Besniku thotë se në fillim e kanë pasur të vështirë, por me kalimin e kohës janë stabilizuar në drejtimin e lokaleve. Kjo falë përkushtimit të punëtorëve të tyre.
„Më i vështirë ka qenë fillimi, kur nuk e dinim sesi do i presin produktet tona klientët. Ndërsa tash sapo gjërat hynë në “binarë”, nuk është e vështirë. Janë të gjitha gjërat të sistemuara dhe e dimë t’i ndamë punët dhe menaxhimin. Secili punëtor e di punën dhe përgjegjësinë e vet dhe kështu si grup funksionojmë së bashku. Jemi afër 15 punëtorë gjithsej në katër lokalet tona”, ka thënë Besniku.
Për të pasur sukses në gastronomi, Besniku i radhit disa kritere:
„Në gastronomi duhet t’i rrish afër punës që bën. Duhet ta bësh këtë punë me vullnet dhe përkushtim. Duhet ta respektosh konceptin tënd, punën tënde, punëtorin tënd e mbi të gjitha, klientin”, thotë ai.
Kur flasim për klientët, ai shton se klientela e tyre është kryesisht austriake, por nuk mungojnë as shqiptarët dhe nacionalitetet e tjera.
Rrjeti i lokaleve me emrin “Schnitzel” i vëllezërve Berisha do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen, por gjithmonë duke e ruajtur traditën e ushqimit cilësor si dhe mikpritjen e ngrohtë për secilin klient.
B O X
Besnik Berisha: Kriteret kryesore për të pasur sukses në gastronomi janë: kualiteti i produktit, shërbimi dhe pastërtia.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit Shoqata rajonale e hoteleve po u kërkon anëtarëve të saj që të rrisin çmimet vetëm në...
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju