Lajme
Si po “riarmatoset” Berna, pas fatkeqësisë së zjarrit në Notre Dame
Notre Dame u dogj në vitin 2019 dhe nga kjo fatkeqësi Berna ka nxjerrë mësime, transmeton albinfo.ch.
Në kullën e Bernës, Minster, janë shtatë kambana që lëkunden.
“Vështirë se ka ndonjë gjë të krahasueshme në botë. Disa nga kambanat janë shumë të vjetra dhe shumë të mëdha. Dhe, fakti që janë akoma shtatë prej tyre është i jashtëzakonshëm. Ky thesar duhet ruajtur. Edhe nga zjarret. Fatkeqësia e zjarrit në Paris në vitin 2019 tregoi se gjërat mund të ndodhin shpejt”, ka thënë eksperti i ziles, Matthias Walter.
Ndërtuesja e katedrales, Annette Loeffel, ka thënë se kjo kullë është inspektuar rregullisht për rrezik zjarri që nga viti 2004, teksa ka njoftuar se këto përpjekje u intensifikuan në vitin 2019.
Loeffel tutje ka shtuar se zjarri në Paris i ka bërë ekspertët edhe më të vetëdijshëm, shkruan SRF.
Këto ditë janë marrë masa të tjera kundër zjarrit. U ndërruan instalimet e vjetra elektrike, veçanërisht kabllot dhe motorët.
Një pjesë e sistemit të zëvendësuar sot është pothuajse 80 vjeç. Vitet e fundit përgjegjësit kanë investuar disa qindra mijëra franga për mbrojtjen nga zjarri. Ndër të tjera kishte edhe dysheme të reja, speciale që zjarri të mos përhapet kaq shpejt.
Mbrojtja nga zjarri në Bern Minster – çfarë është bërë
Oficeri francez i mbrojtjes së monumenteve, Régis Martin ka thënë se masat strukturore janë të rëndësishme, por është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit në vend, së bashku me zjarrfikësit, të ndërhyjnë shpejt dhe të dinë se çfarë të bëjnë.
Pas ndërprerjes për shkak të punimeve ndërtimore, tashmë shtatë kambanat bien sërish. Ekspertët i vendosin ato në mënyrë korrekte së bashku me motorët e rinj. Kjo do të thotë që kambanat “mundohen” më pak dhe kumbimi tingëllon sa më harmonik që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme