Lajme
Zvicër: Ngjarjet që “përmbledhin” këtë javë
Qasja në shtetësi, si dhe problemet e strehimit në Zug janë ndër lajmet zvicerane që karakterizuan këtë javë teksa këtu është një përmbledhje javore, transmeton albinfo.ch.
BE kundrejt vendeve të treta: Kush e ka më të shpejtë nënshtetësinë zvicerane?
Në Zvicër jo të gjithë të huajt konsiderohen “të barabartë” përsa u përket lejeve të qëndrimit dhe punës.
Por kur bëhet fjalë për natyralizimin, ata të gjithë kanë të njëjtën qasje në pasaportën zvicerane – megjithëse, në varësi të kombësisë së tyre, disa duhet ta presin atë më gjatë se të tjerët.
Spitalet e Zvicrës janë renditur mirë
Disa spitale zvicerane – duke përfshirë ato në Cyrih, Bazel, Gjenevë, Bazel dhe Lozanë – morën rezultate të larta në renditjen e objekteve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën.
Kjo konfirmon se Zvicra ka një sistem shëndetësor të nivelit të lartë në krahasimin ndërkombëtar.
Deputetët duan të ndihmojnë viktimat e huaja të abuzimit të qëndrojnë në Zvicër
Shumë gra të huaja që janë viktima të dhunës në familje nuk i denoncojnë këto vepra në polici nga frika e dëbimit.
Për të korrigjuar këtë situatë, të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës po kërkojnë një ligj të ri për të parandaluar humbjen e të drejtave të qëndrimit ndaj këtyre viktimave, të cilat keqtrajtohen nga partnerët e tyre, shkruan thelocal.ch.
Një tunel hekurudhor do të ndërtohet përgjatë liqenit të Gjenevës
Linja e trenit midis Lozanës dhe Gjenevës, e cila është një pjesë e rëndësishme e rrjetit hekurudhor të Zvicrës, ka përjetuar shumë ndërprerje.
Prandaj, deputetët zviceranë kanë dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e një tuneli hekurudhor 9 kilometra të gjatë midis dy qyteteve Vaud “për të rritur kapacitetin [në linjë] dhe për t’i dhënë më shumë fleksibilitet operacioneve”.
Zug vuan nga mungesa më e madhe e strehimit në Zvicër
Gjetja e një vendi të përballueshëm për të jetuar në kantonin e vogël zviceran është pothuajse e pamundur, me numrin e opsioneve të qirasë me çmime të arsyeshme duke u pakësuar çdo vit.
Statistikat zyrtare tregojnë se “askush tjetër në Zvicër nuk është aq akute mungesa e banesave sa në Zug”.
Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së tokës ndërtimore në dhe rreth 11 komunave të kantonit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha